Konfliktet e reja që kanë shtuar tensionet globale kanë shkaktuar polemika në distancë mes Donald Trump dhe Papa Leonit XIV. Përmes këtij postimi të gjatë në rrjetin e tij social Truth, shefi i Shtëpisë së Bardhë lëshoi një lumë kritikash ndaj kreut të Vatikanit, i cili ka kundërshtuar sidomos sulmin e fundit amerikano-izraelit ndaj Iranit, por edhe qasjen e ashpër kundër emigrantëve të administratës Trump.
“Papa Leoni është i butë me krimin dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme. Flet për frikën nga administrata Trump, por nuk përmend frikën që kishte Kisha Katolike gjatë COVID-it kur arrestoheshin priftërinj dhe besimtarë që merrnin pjesë në shërbesa në kishë… Nuk e dua një Papë që mendon se është mirë që Irani të ketë armë bërthamore, apo që tmerrohet nga sulmi ndaj Venezuelës që dërgonte sasi të mëdha droge në SHBA… mjaft u solle si i majtë radikal dhe bëhu një Papë madhështor, jo politikan”, deklaroi Trump.
Papa iu përgjigj nga bordi i avionit papal.
“Nuk kam frikë as nga administrata Trump, as nga thënia me zë të lartë e mesazhit të ungjillit që thotë: të bekuar janë paqebërësit”, pohoi Papa Leoni XIV.
Në një tjetër postim në Truth, Trump publikoi edhe një foto të gjeneruar nga inteligjenca artificiale ku ai shfaqet me petkun e Jezu Krishtit me flamurin amerikan dhe statujën e lirisë në sfond.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
