Donald Trump tha të martën në mëngjes, sipas orës shqiptare, se SHBA-të dhe Irani janë në fazën e fundit të arritjes së një marrëveshje për paqe, duke këmbëngulur se Teherani nuk do të ketë armë bërthamore. Duke folur me gazetarët pas ndeshjes së tretë të serisë së finaleve të NBA-së, Trump tha se firmosja e marrëveshjes mund të ndodhë brenda 2-3 ditëve të ardhshme.
“Ne kemi negociata të vazhdueshme në Iran. Jemi në fazat përfundimtare të asaj që do të jetë një marrëveshje shumë e mirë, e cila nuk do të lejojë armë bërthamore në asnjë mënyrë. Bllokada vazhdon të mbetet 100%. Asgjë nuk po kalon përmes saj. As naftë, as të ardhura, as asgjë”.
Trump tha gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit do të hapet 100% për kalimin e anijeve menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Deklaratat e Trump vijnë pas një shkëmbimi të ashpër zjarri mes Iranit dhe Izraelit në dy ditët e fundit.
Pas kërkesës së presidentit amerikan, dy vendet armike deklaruan pezullimin e sulmeve ndaj njëra-tjetrës, por Irani kërcënoi se do t’i riniste nëse Izraeli vazhdonte goditjet në Liban. Herët këtë të martë, ushtria izraelite ka lëshuar urdhrin e fundit për evakuim të detyruar për banorët e Tiros, qytetit të pestë më të madh të Libanit.
Sulmet do të kryhen sepse Hezbollahu shkeli marrëveshjen e armëpushimit dhe po synon frontin e brendshëm të Izraelit, tha një zëdhënës i ushtrisë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 