Donald Trump mbërriti në Kinë këtë të mërkurë ku u prit me nderime të larta nga homologu Xi Jinping në aeroportin e Shenzhen.
Mirëseardhja pompoze dukej si një kthim nderi ndaj pritjes madhështore që presidenti amerikan i bëri liderit kinez në SHBA kur u takuan herën e fundit.
Të dyve do t’ju bashkohet më vonë edhe presidenti rus Vladimir Putin për një takim historik trepalësh në qendër të të cilit do të jenë lufta në Ukrainë dhe Iran si dhe çështje të tjera të nxehta përfshirë inteligjenca artificiale dhe armët bërthamore.
Më herët Xi Jinping dhe Vladimir Putin shfrytëzuan samitin e bashkëpunimit Ekonomik AziPaqësor për të përcjellë mesazhe të forta ndaj Perëndimit.
Presidenti kinez kërkoi mbështetje për tregtinë e lirë dhe hapjen e tregjeve. Nga ana tjetër Putin kritikoi sanksionet perëndimore duke deklaruar se ato nuk kanë arritur të ndalin zhvillimin ekonomik të Rusisë.
Gjatë një takimi dypalësh, Xi dhe Putin vlerësuan partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe u zotuan të bashkëpunojnë për ndërtimin e një rendi botëror shumëpolar.
Kremlini e ka cilësuar takimin e ardhshëm trepalësh si një ngjarje me ndikim të madh në zhvillimet globale. Ndërsa Pekini shpreson që ai të kontribuojë në paqen botërore.
/tvklan.al












Botërori 2026 