“Liderët patën shumë guxim”

Presidenti amerikan Donald Trump duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë njoftoi se Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës duke vendosur marrëdhënie diplomatike me të.

Ndërkohë ai paralajmëroi se do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën.

“Ka pasur guxim të madh nga dy liderët që të punojnë mbi këto tema, për të finalizuar temat e tyre me rëndësi. Mezi pres të shkoj tek dy vendet në të ardhme jo të largët. Jemi krenarë për këta dy liderë, është vërtetë historike”, u shpreh Trump.

Tv Klan