Lajmin për sëmundjen e ish-Presidentit amerikan, Joe Biden, fillimisht Donald Trump e cilësoi si diçka tronditëse, duke i uruar shërim sa më të shpejtë. Por më 30 maj, në Ditën e Përkujtimit, në Varrezat Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, ai nuk e “kurseu” paraardhësin e tij politik.

“Biden ka qenë një person i moderuar, jo i zgjuar, por disi i ligë do të thoja. Nëse ju dhimbset, mos e bëni se ai është njeri i egër. Ka lënduar shumë njerëz, ndaj unë me të vërtet nuk ndjej keqardhje për të”, mësohet të ketë thënë Trump, sipas “People”.

Ndërsa në platformën e tij Truth Social, shkroi:

“Gëzuar Ditën e Përkujtimit të gjithëve, përfshirë edhe llumit që katër vitet e fundit u përpoq të shkatërronte vendin tonë!”

Në po të njëjtën ditë, Biden ishte në Delaware për të nderuar djalin e tij të ndjerë, Beau Biden, i cili ndërroi jetë nga një kancer në tru.

Beau dhe Joe Biden

Biden, u diagnostikua me kancer në prostatë, më 18 maj të këtij viti.

/tvklan.al