Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shihet teksa has vështirësi gjatë vendosjes së një medaljeje në qafën e një veterani ushtarak në Shtëpinë e Bardhë.

Në pamjet e shpërndara, gjatë ceremonisë së nderimit, Trump duket se e ka të vështirë të fiksojë medaljen në qafën e Majorit të Ushtrisë, Nicholas Dockery, duke u përpjekur disa sekonda para se ta lidhte nyje.

Megjithatë, situata ndryshon më pas, kur presidenti amerikan arrin ta vendosë pa probleme medaljen për Majorin e Marinës, James Capers Jr.

Sipas raportimeve, medalja e Nderit iu akordua tre veteranëve për akte heroizmi që kanë shpëtuar jetë dhe kanë sprapsur forcat armike gjatë luftës në Vietnam dhe Afganistan. Një tjetër i nderuar ishte edhe Koloneli i Marinës, John Ripley, i cili u dekorua pas vdekjes pasi ndërroi jetë në vitin 2008.

“Janë burra të jashtëzakonshëm, njerëz të jashtëzakonshëm. Ju falënderojmë dhe nuk do t’ju harrojmë kurrë”, u shpreh Trump gjatë ceremonisë.

/tvklan.al