Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në “Truth Social” një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet duke u përleshur me tigrin që sulmoi për vdekje shtetasin britanik në një kopsht zoologjik në South Yorkshire të Anglisë.
Në videon 23-sekondëshe, Trump lufton me tigrin, e rrëzon në tokë dhe në fund përqafohet me të, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “The Lion Sleeps Tonight”.
Publikimi i kësaj video vjen pas vdekjes së William Chapman, i cili u sulmua për vdekje nga tigri më 10 tetor.
Trump shperndau gjithashtu pamje reale të sulmit dhe video të tjera ku kafshë të egra sulmojnë njerëz, pavarësisht thirrjes së policisë për të mos shpërndarë pamje shqetësuese.
Familja e viktimës e përshkrofi Chapman si një njeri miqësor, ndërsa kërkojnë nga autoritetet zbardhjen e rrethanave që e çuan të hynte në ambientin e tigrit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
