Donald Trump përplaset me rrjetin televiziv NBC News, të cilit kërcënoi se do t’i rishikojë liçencën, për shkak të raportimeve të padrejta.
Gjithçka nisi nga një lajm i NBC, që raportonte se presidenti amerikan kërkon të 10-fishojë arsenalin bërthamor dhe i ka dhënë urdhër zyrtarëve ushtarakë të ndërmarrin hapat e nevojshëm.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë i mohoi këto të dhëna, duke akuzuar rrjetin televiziv për “lajme të rreme”.
NBC ngjalli zemërimin e administratës amerikane javën e kaluar kur raportoi se Sekretari i Shtetit Tillerson, e kishte quajtur “të lajthitur” Trumpin, një lajm që vetë shefi i diplomacisë e mohoi në një dalje për shtyp.
Trump është përplasur edhe më herët me mediat kryesore amerikane, si WP apo rrjeti televiziv CNN, të cilat ai i akuzon shpesh për “Fake News”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
