17 tetor 2026- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për pezullimin e paketës së re të sanksioneve dhe tarifave të ashpra ndaj Rusisë, të miratuara së fundmi nga Kongresi. Kjo masë bllokon kufizimet e planifikuara ndaj sektorit energjetik rus, zyrtarëve të lartë, bankave dhe “flotës në hije” të cisternave.
Vendimi kënaqi Moskën. Këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, e cilësoi këtë vendim përmes një komenti në rrjetin X si një moment “historik” që shmang dëmet në ekonominë globale dhe tregjet ndërkombëtare.
Megjithatë, demokratët në opozitë e kundërshtuan ashpër, ndërsa vendimi nuk mbështetet as nga aleatët europianë.
Ky hap thellon krizën e paprecedentë diplomatike mes Uashingtonit dhe Kievit. Vendimi vjen menjëherë pas marrëveshjes kontroverse të Trumpit me Putinin për importin e gati 2 milionë tonëve të naftës ruse, me të cilën presidenti amerikan synon të zbutë rritjen e papërballueshme të çmimeve të karburantit të shkaktuar nga lufta me Iranin, përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit.
Përplasja mes dy udhëheqësve u përshkallëzua më tej pas bllokimit të sistemit satelitor ushtarak “Starshield” për Ukrainën, si dhe sulmeve direkte publike të Trumpit, i cili kërkoi hapur zëvendësimin e Volodymyr Zelenskyt në presidencë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 