Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar valën e re të sulmeve në shkallë të gjerë ndaj Iranit me kusht që të arrihet një marrëveshje e shpejtë dhe të hapet menjëherë ngushtica e Hormzuit.
“Irani dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme na kanë kërkuar të ndalojmë çdo sulm për të cilin është rënë dakord brenda kufijve të një marrëveshjeje. Ajo përfshin hapjen e menjëhershme dhe të plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe fundin e kërcënimit bërthamor”, tha Trump.
Trump tha gjithashtu se edhe Izraeli bashkohet në këtë angazhim. Sipas mediave, princi i kurorës saudite i kishte kërkuar presidentit amerikan përmes një telefonate të shtunën të ulte tensionet dhe të përmbahej nga nisja e sulmeve.
Ndërkohë agjencia iraniane Mehr News raportoi se zyrtarët ushtarakë iranianë e kishin hedhur poshtë pretendimin se Teherani kishte kërkuar të ndalonte sulmet si një gënjeshtër të re që synonte të bënte presion mbi shtetet arabe të Gjirit.
Ata thanë se forcat e Iranit mbetën në nivelin më të lartë të gatishmërisë duke paralajmëruar se nëse përballja bëhej e pashmangshme, fusha e betejës do të përcaktonte rezultatin.
Një ditë më pari Irani shënjestroi aleatin e SHBA Kuvajtin dhe sulmoi dy anije në Hormuz.
/tvklan.al












Botërori 2026 