Presidenti amerikan, Donald Trump, beson se homologu i tij rus po e zbut qëndrimin për Ukrainën, siç u tha gazetarëve përpara se të nisej për në turin e tij aziatik.
“Mendoj se po e zbut qëndrimin. Mendoj se mund të ishte më i ashpër. Sinqerisht, mund të ishte shumë më i ashpër. Mendoj se po tërhiqet dhe se do të donte ta shihte të përfunduar këtë luftë.”
Në fund të kësaj jave, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të marrë pjesë në samitin historik trepalësh të Shenzhenit, së bashku me Vladimir Putin-in dhe Xi Jinping-un. Edhe pse Ukraina pritet të mos jetë temë e rëndësishme e bisedimeve, takimi i paprecedentë ka një rëndësi të madhe për stabilitetin global, pasi në fokus është reduktimi i armëve bërthamore.
Ministria e Jashtme kineze e cilësoi takimin me rëndësi historike për paqen botërore, ndërsa Kremlini tha se bisedimet do të zhvillohen në frymën e aleancës së Luftës së Dytë Botërore dhe do të kenë ndikim të madh në situatën ndërkombëtare.
Gjatë turit të tij aziatik, deri më 19 nëntor, Trump do të ndalet fillimisht në Manila për samitin e ASEAN-it, përpara se të udhëtojë drejt Kinës për forumin e APEC-ut dhe takimin trepalësh.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 