Për presidentin amerikan Donald Trump, arsyeja kryesore pse pranoi marrëveshjen, ishte se ajo garanton se Irani nuk do të ketë armë bërthamore.
“Gjëja më e madhe është se ata nuk do të kenë armë bërthamore dhe kjo është arsyeja pse pranova të nënshkruaj”, tha Trump.
Gjatë takimeve në Evio’ të Francës, ku merr pjesë në samitin e 7 vendeve më të industrializuara të botës, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se bisedimet me Iranin do të vijojnë në një fazë të dytë, ku pritet të përcaktohen edhe detajet e programit bërthamor.
Për Ukrianën, Trump u bëri thirrje liderëve të dy vendeve në këtë konflikt për një marrëveshje.
“Fola me presidentin Putin të dielën, por çdo gjë vazhdon si herët e tjera, po humbin shumë ushtarë dhe kjo s’është parë që prej luftës së dytë botërore. Ka shumë pakënaqësi mes dy liderëve”, u shpreh Trump.
Këto kriza janë në fokusin e samitit 3 ditor të G7-ës në Evio’. Gjatë pjesëmarrjes së tij, ashtu si herët e kaluara Trump ra në sy me disa episode, si takimi me çiftin mikpritës Macron ku më tepër u mor me zonjën e parë se me kreun e shtetit francez.
Ky shtrëngim duarsh mes dy liderëve para takimit zyrtar mes tyre u komentua më tepër si matje forcash me dorë se përshëndetje diplomatike.
Kancelari gjerman i dhuroi shefit të Shtëpisë së Bardhë një fanellë të kombëtares gjermane të personalizuar që mbante mbiemrin e tij dhe numrin 47.
Atë dhe takimet me liderët europian, Trump i priti jo me shumë emocion, ndoshta për t’u treguar për hatërmbetjen që nuk e mbështetën në konfliktin me Iranin.
/tvklan.al












Botërori 2026 