Presidenti amerikan Donald Trump po mban një deklaratë për shtyp përpara gazetarëve në Zyrën Ovale në lidhje me zhvillimet e reja mbi çështjen e konfliktit me Iranin, raportojnë mediat e huaja.
Në një shkëmbim të ashpër me gazetarët, ai pranoi se SHBA-të kishin “goditur rreth 75% të objektivave” në Iran.
“Dua të bëj marrëveshjen më të mirë, mund të bëja një marrëveshje tani. Do t’u duheshin 20 vjet për t’u rimëkëmbur, por nuk dua ta bëj këtë”, nënvizoi Trump.
Ai bëri të ditur gjithashtu për mediat se ishte ai që e mbajti Ngushticën e Hormuzit të mbyllur.
“Irani erdhi tek ne dhe tha se do të pranojmë të hapim Ngushticën, dhe të gjithë njerëzit e mi ishin të lumtur. Të gjithë ishin të lumtur përveç meje. Thashë, prit një minutë, nëse e hapim ngushticën, kjo do të thotë se ata do të fitojnë 500 milionë dollarë në ditë. Nuk dua që ata të fitojnë 500 milionë dollarë në ditë derisa të zgjidhet kjo çështje. Pra, unë jam ai që e mbajta të mbyllur.”
Trump theksoi gjithashtu se nuk dëshiron të vendosë një afat kohor, por premtoi se gjërat do të ecin mjaft shpejt dhe se Ngushtica e Hormuzit do të hapet.
/tvklan.al












Botërori 2026 
