Trump, i ftuari surprizë i dasmës

Ky çift të sapomartuarish janë fansa të flaktë të Presidentit amerikan Donald Trump. Edhe dasmën e organizuan në një nga sallat e klubit të tij të golfit në Nju Xhërsi, por nuk ua mori mendja se idhulli i tyre do t’u përgjigjej ftesave të shumta të tyre për të qenë pjesë e dasmës.

Në sallë shpërtheu entuziazmi. Çifti u afrua tek presidenti, ndërsa të pranishmit hidhnin thirrje atdhetare.

“Ne i dërguam atij ftesa por sigurisht nuk ia kishim idenë se ai do të vinte aty.”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tentoi të puthë nusen dhe kjo ka shkaktuar edhe reagime në rrjetet sociale, si ky ku shkruhet “kur Donald Trump tenton të të puthë gruan ditën e dasmës” shoqëruar edhe me foton ku dhëndri duket sikur e sheh me xhelozi Trumpin.

Për të respektuar traditën e hedhjes së parave në dasmë, të pranishmit hodhën kartmonedha me fytyrën e Trampit, ndërsa shefi i Shtëpisë së Bardhë i dhuroi një çokollatë të mbështjellë me varak ngjyrë ari.

Tv Klan