Presidenti amerikan ka shtyrë sulmet ndaj termocentralit iranian me 10 ditë, deri të hënën e 6 prillit.

Vendimi, thotë Trump, vjen pas kërkesës së qeverisë iraniane dhe mbarëvajtjes së bisedimevet për t’i dhënë fund luftës, pavarësisht pretendimeve nga Teherani se plani 15 pikësh i shërbente vetëm interesave të SHBA-ve dhe Izraelit.

“Negociatat janë duke vazhduar dhe pavarësisht deklaratave të gabuara të kundërta nga mediat e lajmeve të rreme dhe të tjerët, po përparojnë shumë mirë”.

Më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte kërcënuar me përshkallëzim, nëse diplomacia do të dështonte.

Propozimi amerikan përfshin kërkesa që variojnë nga çmontimi i programit bërthamor të Iranit dhe frenimi i raketave të tij deri te dorëzimi i kontrollit të Ngushticës së Hormuzit.

Irani nga ana tjetër e ka ashpërsuar qëndrimin duke kërkuar garanci kundër veprimeve të ardhshme ushtarake, kompensim për humbjet dhe kontroll formal të Ngushticës. Teherani gjithashtu ka kërkuar që çdo marrëveshje armëpushimi të përfshijë edhe Libanin, që po përballet më sulme masive ajrore dhe tokësore nga Izraeli.

Ndërkohë Irani po përgatitet intensivisht duke marrë masat paraprake ndaj një pushtimi të mundshëm tokësor nga Shtetet e Bashkuara të ishullit strategjik të Khargut.

Ky ishull cilesohet si “mushkëria” ekonomike e regjimit, pasi nga kalon 90% e eksporteve të naftës iraniane.

Tv Klan

/tvklan.al