Presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi vëmendjen në ditën e fundit të Samitit të G7, pasi sapo mbërriti në takimin me liderët e vendeve partnere deklaroi me shaka: “Unë jam shefi”.
Komenti u prit me të qeshura nga drejtuesit e pranishëm. Më pas, Trump u ul pranë presidentit francez, Emmanuel Macron, ndërsa diskutimet u përqendruan te zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme dhe marrëveshja e mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit.
Takimi i liderëve u zhvillua në Évian-les-Bains, pranë liqenit të Gjenevës, ndërsa marrëveshja mes Uashingtonit dhe Teheranit pritet të nënshkruhet zyrtarisht brenda kësaj jave.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 