Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës se karburanteve në Rusi.
Gjatë një deklarate për mediat, Presidenti amerikan tha se goditjet po përkeqësojnë mungesën e naftës dhe po ndikojnë në tregjet globale.
“Zelensky duhet të bëjë një gjë, të ndalojë goditjen e karburantit dizel në Rusi. Ka shumë objektiva të tjera. Mos goditni karburantin dizel. Kjo po dëmton botën”, tha Trump.
Trump tha se mungesa globale e karburanteve lidhet edhe me luftën Rusi-Ukrainë, pasi sipas tij, sulmet ndaj rafinerive ruse kanë reduktuar prodhimin e karburanteve dhe kanë shkaktuar mungesa në tregun vendas rus.
Një dron rus goditi një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni, pak pasi kishte kaluar një tren me zyrtarë të lartë evropianë, mes tyre ish-kryeministri britanik Boris Johnson.
Sulmi goditi lokomotivën e një treni dhe nuk pati viktima. Autoritetet ukrainase thanë se goditja ndodhi vetëm rreth dy kilometra nga kufiri polak.
Ish-shefi I CIA-s, David Petraeus, i cili ndodhej në stacion në momentin e sulmit, e cilësoi incidentin si “terrorizues”, ndërsa Boris Johnson e dënoi sulmin dhe kërkoi nga aleatët perëndimorë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
