Trupat amerikane do të largohen nga Iraku deri në 30 shtator, pas 23 vjetësh në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi në një takim me kryeministrin e Irakut, Ali al Zaidi, se nuk e sheh më të nevojshme praninë e ushtarëve amerikanë atje.

Trump tha se dy vendet do të bëjnë marëveshje të shumta, kryesisht të lidhura me naftën, ndërkohë që theksoi potencialin e jashtëzakonshëm të Irakut.

“Iraku ka një potencial të jashtëzakonshëm për shkak të naftës së tyre… dhe ne do të bëjmë shumë marrëveshje. Do të krijojmë shumë vende pune për të dy vendet dhe do të nxjerrim shumë naftë. Unë luajta një rol në fitoren e al Zaidi pasi ishte shumë e rëndësishme për mua që personi i duhur të merrte detyrën”, tha Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme ta mbrojnë Irakun nëse është e nevojshme, edhe pse nuk e beson se diçka e tillë do të ndodhë.

Ndërkohë Al Zaidi tha se teksa forcat ushtarake largohen, kompanitë amerikane do të investojnë në Irak.

“Forcat amerikane do të kenë dalë nga Iraku deri më 30 shtator, ndërsa kompanitë amerikane do të hyjnë në Irak. Ne jemi një nga vendet që themeluan OPEC-un. Iraku luftoi ISIS-in dhe terrorizmin në tërësi me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo luftë na kushton shuma të mëdha parash dhe shkatërroi infrastrukturën irakiane”, tha Al Zaidi.

Presidenti Trump bëri edhe batuta me kryeministrin e ri irakian.

“Ai është një djalë i ri… i ri dhe i pashëm. Gjë që nuk më pëlqen. Nuk jam i kënaqur me këtë”, tha Trump.

Pas një pranie të gjatë në Irak, Shtetet e Bashkuara e kanë zhvendosur barrën për luftën kundër ISIS tek trupat irakiane që janë trajnuar nga ushtria amerikane.

Klan News

/tvklan.al