Bukuroshet po shijojnë udhëtimet e fundit pak orë para mbrëmjes gala me 3 Korrik

Shpallja e mbretëreshës së bukurisë shqiptare për 2021 në kalvarin e shtegtimit te Miss Shqiperia në edicionin e 23-të është drejt fundit.

Vajzat konkurrente përpos emocioneve dhe adrenalinës se orevë të fundit para finales së madhe që transmetohet me 3 Korrik në mbrëmje direkt në Klan Plus, janë duke shijuar edhe turet e fundit pranë Tiranës.

Ndalesa e radhës ishte te zona e Pazarit të Ri në kryeqytet, ku pavarësisht temperaturave te larta, vajzat ku u mirëpriten në një nga bizneset aty pranë.

Përveç eksperiencës së vyer në Miss Shqipëria, vajza që kurorëzohet si më e mira e Shqipërisë dhe Miss Inteligjenca do të përfitojnë edhe 2 bursa studimi.

Po ashtu bukuroshet ishin për vizitë edhe tek një nga atraksionet më interesante të lojërave për fëmijë dhe të rritur, ku provuan momente adrenaline pafund.

Finalistet u mirëpriten edhe nga kreu i njësisë Administrative Petrele, Sokol Kupi, i cili theksoi se eventi i Miss Shqiperia 2021 ka zbukuruar dhe hijeshuar me tej Petrelën.

Me pas bukuroshet iu rikthyen provave të gjata deri në orët pas mesnate me stafin e Miss Shqipëria nën udhëheqjen e regjisorit të mirënjohur Petri Bozo, duke diskutuar detajet e fundit të këtij udhëtimi të paharrueshëm, përpara provës gjenerale, e me pas për t’i lënë vend natës finale të 3 Korrikut.

Me një shumëllojshmëri gatimi dhe peizazh fantastik, vajzat u ndalen në një prej restoranteve të Petrelës për të konsumuar vaktin e radhës.

Vajzat serish i rikthehen momenteve të fundit të provave disa orë para etheve të finales së madhe.

Klan News