Tirana po zgjidhet gjithmonë e më shumë nga turistët e huaj si një prej qyteteve që duhet të vizitohet patjetër gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.
Grupet e turistëve vërehen në qendër të Tiranës, aty ku janë të përqëndruara edhe më shumë Monumentet e Kulturës. Shumë prej tyre e kanë vizitën e parë, dhe veç mikpritjes ajo që i impresionon është shkrirja e të vjetrës dhe të resë, që vërehet më shumë tek ndërtesat e reja dhe godinat historike.
Muzeu “Shtëpia me gjethe” është në axhendën e vizitave të tyre në Kryeqytet. Ai mbetet një ndër më të vizituarit, ku gjatë tre muajve ka mikpritur 7057 vizitorë, me një rritje prej 20% krahasuar me tre mujorin e vitit të shkuar.
Janë Europianët ata që kryesojnë listën e vizitorëve.
Sipas Institutit të Statistikave, numri i vizitorëve në muajin Janar është rritur me 26.9% krahasuar me Janarin e 2024 ku rritjen më të madhe e kanë shënuar turistët e huaj, me 41% më shumë çka tregon se 2025 të jetë sërish vit pozitiv për industrinë e turizmit.
Tv Klan