Vjeshta sjell më shumë vizitorë në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë.
Interesi mbetet i lartë për florën dhe faunën e egër të kësaj zone. Turistët kalojnë këtu një eksperiencë të veçantë, pasi mund të lundrojnë me varka, të ecin në pyllin e Divjakës dhe mund të vizitojnë Kullën 360 gradë dhe qendrën e vizitorëve të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura.
Turistët e huaj vijnë kryesisht nga Italia, Spanja apo Kroacia. Shumë prej tyre vijnë në këtë park për herë të parë.
“Kombësitë që vijnë më shumë janë gjermanë, ka shumë holandezë, spanjollët janë shtuar shumë kohët e fundit”, tha Magbule Sula, guidë turistike.
Interes tregojnë edhe shqiptarët.
“Ne kemi ardhur nga Greqia për pushime dhe e vizitojmë Divjakën për rikujtime nga fëmijëria, që ta shohin dhe fëmijët tanë nga afër se si është Divjaka”, tha një vizitor.
“Më duket shumë e bukur vendi ku prindërit e mi kanë lindur dhe më pëlqen të vizitoj vendet e reja”, tha një tjetër.
“Të kujtojmë fëmijërinë tonë, t’ua kujtojmë dhe fëmijëve tanë pavarësisht se kanë ndryshuar shumë gjëra”, shtoi një vizitore.
Numri i turistëve është dyfishuar këtë vit krahasuar me një vit më parë në Parkun Kombëtar të Divjakës.
Statistikat për periudhën janar – gusht 2025 tregojnë se kjo zonë është zgjedhur nga rreth 251 mijë vizitorë shqiptarë dhe mbi 108 mijë të huaj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 