Shëtitorja buzë detit në Vlorë është plot edhe në këto ditë të para të Marsit. Qytetarët i janë drejtuar bregdetit për të shijuar motin e ngrohtë me diell. Nuk gjen vetëm vizitorë vendas, por edhe turistë të huaj.
Ata janë nga shtete të ndryshme europiane si Franca apo Italia.
“Sapo kemi ardhur në fakt dhe nuk kemi patur kohë të vizitojmë shumë gjëra, por arsyeja që jemi këtu është se çmimet janë shumë të lira dhe menduam të kalonim një javë të qetë. Është akoma freskët por është ditë me diell. Kështu që po na pëlqen shumë“, tha një çift i huaj.
“Unë kam 10 vjet që vij në Shqipëri, por është hera e parë në Vlorë. Kam qenë në Durrës, në Tiranë dhe qytete të tjera, por jo këtu. Vlora është më e bukur sipas mendimit tim. Vij shpesh për pushime në Shqipëri”, tha një turist tjetër.
“Për herë të parë kemi ardhur në Vlorë në 2019-tën me vajtje-ardhje të shpeshta dhe ja ku jemi këtu për një shëtitje në diell. Njerëzit janë shumë pozitivë dhe çmimet janë shumë të mira”, tha një qytetar nga Italia.
Vizitorët vendas vecojnë kryesisht bukuritë e qytetit.
“Ambienti është fantastik, është shumë i pranueshëm për vizitorët”, tha një banor i Vlorës.
Vlora zgjidhet cdo vit nga turistë të shumtë. Ndonëse sezoni turistik nuk ka nisur ende zyrtarisht pasi qyteti preferohet në të gjitha stinët e vitit.
Klan News