Furtuna dhe era e fortë dëmtuan panelet prej xhami, për shpetimin u desh ndërhyrja e zjarrfikesve

Një turist mbeti i bllokuar në një urë qelqi në Kinën veri-lindore pasi erërat e fuqishme shkatërruan panelet transparente rreth tij.

Burri po kalonte në urën 100 metra të lartë në malin Piyan në qytetin Longjing, kur u godit nga një mot i keq. Një foto e turistit të bllokuar fillimisht u shpërnda në platformën e mediave sociale Ëeibo, ku grumbulloi më shumë se katër milion shikime.

Era, fuqia e të cilës shkoi deri në 150 km në orë shkatërroi disa panele qelqi, duke bllokuar turistin i cili më pas u shpëtua nga zjarrfikësit. Urat e qelqit janë një atraksion i njohur turistik në Kinë, me më të famshmin në parkun kombëtar Zhangjiajie, provinca Hunan. Moti i keq ka goditur disa pjesë të Kinës ditët e fundit. 

Media shtetërore raportoi se qeveritë lokale po përgatisnin udhëzime për të kufizuar ndërtimin e tyre, në lartësi të mëdha. Resorti malor Piyan  u mbyll për një periudhë të shkurtër pas incidentit i cili mund të kishte rezultuar fatal. 

Klan News