Një turist i cili po vizitonte një ekspozitë të Uffizi-t, teksa ka qenë në vëzhgim të pikturave, ka rënë mbi njërën prej tyre duke e dëmtuar atë tërësisht.

“Viktima” e këtij aksidenti është piktura “Ferdinando de Medici”. Kjo është vepër e vitit 1690 nga Anton Domenico Gabbiani

Vepra mbahet në Palazzo Pitti, por ishte shfaqur në Uffizi për shkak të ekspozitës.

Kjo pikturë ka qenë një ndër më kryesorët e ekspozitës, teksa dhe reklamimi i eventit në faqen zyrtare në internet bëhej me hapjen e kësaj pikture.  Por tashmë, vepra është dëmtuar rëndë, pasi ka një prerje në mes, duke prishur kështu bukurinë karakterizuese të saj. Megjithatë, raportohet se do të mund të arrihet riparimi i saj brenda disa ditësh për të qenë sërish në vëmendjen e gjithë artdashësve.

Nga hetimet e para, nuk mohohet fakti se gjithçka ka qenë aksidentale, pasi turisti është penguar nga shkallët teksa po bënte foto, për të përfunduar kështu siper pikturës, duke e rrëzuar këtë të fundit, raporton Corriere della Serra.

Një ngjarje e tillë tregon jo vetëm kujdesin që vizitorët e ekspozitave/muze duhet të tregojnë, por gjithashtu dhe masat e sigurisë që këto evente/godina duhet të shtojnë për të shmangur dëmtimin e mundshëm të veprave historike me vlerë marramendëse.

/tvklan.al