Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnik të bregdetit të Durrësit.

Fundjava me temperatura të favorshme ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve në bregdet, të cilët përveç çmimeve të arsyeshme, vlerësojnë edhe qetësinë e pastërtinë e zonës.

Në përmbyllje të muajit Qershor, pritet që Korriku të sjellë një rritje të mëtejshme të numrit të frekuentuesve.

Operatorët turistikë bëjnë të ditur se plazhet do të jenë të tejmbushura përgjatë gjithë sezonit turistik, referuar kjo rezervimeve të kryera më herët.

Tv Klan