Boomi turistik me të cilin ka nisur të përballet vendi vitet e fundit ka shtuar kërkesën e lartë për apartamente me qira ditore.

Vetëm platforma Airbnb bën të ditur se për kryeqytetin, listimi i pronave të reja ka ardhur në rritje me 70%, duke e çuar në 4271 numrin e apartamenteve që jepen me qira për vitin 2024.

Eksperti i tregut imobiliar, Dorjan Sanxhaku thotë se kërkesa e lartë, nxitur nga turizmi ka rritur kostot.

Dorjan Sanxhaku, agjent imobiliar: Përgjithësisht afër qendrës, duke qenë se edhe siguria është më e madhe, kryesisht për të hujat. Përveç zonës që është shumë e rëndësishme, është edhe investimi që ka ky apartament në brendësi.

Sanxhaku thotë se rol të konsiderueshëm zënë edhe investimet e emigrantëve në prona, të cilat nëse do të hidheshin për përdorim, do të zbusnin ndjeshëm nivelin e çmimeve.

Dorjan Sanxhaku, agjent imobiliar: Ka shumë apartamente që janë blerë nga emigrantët, me të drejtë një pjesë e tyre nuk i kanë dhënë me qira për shkak të historikut që kanë pasur me mirëmbajtjen e tyre. Nëse jepen me qira, sigurisht që do të ketë më shumë mundësi për t’u marrë me qira dhe do të jetë një çmim jo kaq i lartë. 

Referuar shifrave të platformës Airbnb, të ardhurat vjetore për një pronar banese mesatarisht arrijnë në 7.6 mijë Dollarë në vit.

Tv Klan