Me rritjen e kërkesës për shërbime turistike, administratorët e hotelerive në Durrës kanë filluar të ofrojnë paga më të larta për të tërhequr punonjës cilësorë.

Rritje e pagave ka sjellë një fenomen të ri në tregun e punës, tërheqjen e punonjësve nga jashtë vendit.

Shumë shtetas shqiptar të cilët kanë emigruar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, po rikthehen për t’u bërë pjesë e tregut të punës vendase.

Arsen Çollaku, është njëri prej tyre, i cili ka lënë Gjermaninë për të punuar në një nga hotelet e Durrësit.

Operatorët turistik thonë se ky fenomen po ndihmon në përballimin e sfidave të sezonit turistik, kur kërkesa për staf shtohet ndjeshëm.

Rritja e pagave nga operatorët turistikë dhe thithja e punonjësve nga jashtë vendit është një strategji që po ndihmon në përmirësimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke e bërë atë më konkurrues dhe më tërheqës për vizitorët ndërkombëtarë.

Tv Klan