Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei kryesoi lutjet në Teheran përpara funeralit të Presidentit Ebrahim Raisi dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët humbën jetën pas përplasjes së helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin fundjavën e kaluar.

Qindra mijëra iranianë si dhe personalitete të tjera të veshur në të zeza mbanin fotot e presidentit të ndjerë teksa merrnin pjesë në lutje. Zyrtari i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe nënkryetari i Hezbollahut të Libanit, Sheikh Naim Kassem, ishin mes të pranishmëve.

Trupi i Raisit u transportua nga Tabrizi, në aeroportin e Teheranit përpara se të nisej për në qytetin e shenjtë mysliman, Shiit Kom. Nga atje, ai u kthye në kryeqytet në Grand të Teheranit.

Autoritetet vendosën qindra mijëra policë, në vendin ku mbaheshin lutjet pasi mijëra njerëz vërshuan për të marrë pjesë në ceremonitë për Raisin dhe të tjerëve që humbën jetën në aksident. Rrugët u mbyllën plotësisht me masa të rrepta sigurie. Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu kundër demonstratave gjatë procesionit funeral dhe fyerjeve të postuara në internet kundër Raisit.

Nga Kom, trupi i Raisit do të kthehet në kryeqytet për t’u shtrirë në Xhaminë e Madhe Mosalla të Teheranit përpara se të transferohet në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në Iranin lindor, për t’u varrosur. Vdekja e presidentit erdhi në një kohë të thellimit të krizës midis udhëheqjes klerikale dhe shoqërisë në përgjithësi për çështje sociale dhe politike deri te vështirësitë ekonomike.

Mohammad Mokhber i cili u emërua president i përkohshëm i Iranit pas vdekjes së Raisit mbajti një takim të jashtëzakonshëm me shefin e gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetarin e parlamentit për gjendjen e vendit. Sipas mediave zgjedhjet janë planifikuar të mbahen më 28 Qershor.

Klan News