Fundi i seancës së “Shihemi në Gjyq” nuk  arrin dot  të mbyllet me një gjuhë të vërtetë pajtimi mes palëve. Xhevdeti bie dakord që t’ia japë vëllait dhe kunatës, Almës, me të cilën debatoi në seancë shtëpinë në Itali për të cilën lufta vijon prej dy puntatash tashmë. Por në mbyllje të rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Xhevdeti thotë se çifti ka vjedhur paratë që ai dërgonte për kujdesin ndaj prindërve të tij.

Xhevdet: Unë për ato prindërit një gjë më vjen keq: që kisha mundësi për të bërë më shumë por nuk bëra se unë i jepja lekë prindërve të mi për t’u ushqyer, zonja dhe zotëria i merrte për të ushqyer prindërit, tokën e kanë, të më kthejnë lekët që kam investuar…

Eni Çobani: Pra ju e mbani amanetin e babait?

Ardit Gjebrea: Është e vërtetë që ju ka sjellë para?

Alma: Djali im e bëri dy herë operacion gjyshin e vet, u bë vjehrri im operacion, e bëri djali im. U bë qivuri i vjehrrit dhe vjehrrës time, djali im pagoi 6400 euro! T’i bie me fakte! Po pse më bën hajdute?

Ardit Gjebrea: Ai ka dhënë kontribute apo s’ka dhënë?

Alma: Po ndoshta ka dhënë e unë nuk di gjë! Po flas për kontributin tim! Unë kam vjedhur thotë!

Fjalët e Xhevdetit e bëjnë Almën të tejkalojë sërish në reagime të ashpra, duke qarë e bërtitur përpara tavolinës së Eni Çobanit.

Alma: Dua drejtësinë tënde! Nuk duroj dot më! Vjen kunati këtu që e kam larë dhe e kam shpëlarë! Nuk duroj dot më! Edhe sot thotë do të të jap pasurinë? Pse s’ia dha më përpara? Dua djersën e fëmijëve të mi!

Gjebrea njofton mbylljen e seancës dhe vijimin e saj në privatësi nga Eni Çobani. Ndërkohë kjo e fundit është duke u përpjekur të qetësojë Almën që ka humbur kontrollin sërish dhe vijon të ofendojë kunatin e saj.

Alma: Turp të ketë! Po nuk e duroj dot më! Vjedh nënën! Kush ia lante nënës çorapet moj zonja Eni?  Vjehrra ime jetoi në shtëpinë time! E mbajta unë! Turp të kesh! Langaraq!/tvklan.al