Një raketë iraniane shkeli për herë të dytë sot, hapësirën ajrore turke dhe u shkatërruar në ajër nga mbrojtja ajrore e NATO-s, pa shkaktuar të lënduar. Nga Qipro, presidenti francez Emanuel Makron paralajmëroi Iranin se çdo sulm ndaj këtij ishulli, konsiderohet si sulm ndaj BE-së.
Ky filmim tregon një raketë iraniane që shpërtheu mbi qiellin e Turqisë këtë të hënë, pasi u godit nga sistemi mborjtjes ajrore të NATO-s.
Është hera e dytë brenda 10 ditësh konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara e Izraelit, që një raketë iraniane kalon mbi qiellin turk, një vend anëtar i NATO-s.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğani i dërgoi një mesazh të ashpër Iranit dhe tha se vendi po merr masa shtesë.
“Pas kapjes së raketës së parë ne i paralajmëruam autoritetet iraniane por duhet të theksoj se, pavarësisht paralajmërimeve tona të sinqerta, po ndërmerren hapa provokues të cilët rrezikojnë miqësinë e Turqisë. I kërkojmë Iranit të mos i përsërisë këto gabime”, deklaroi Erdogan.
Më herët gjatë ditës, Teherani e mohoi sërish përgjegjësinë, ndërsa raketat iraniane goditën një shkollë dhe disa zona të tjera në Izraelin qëndor, por pa të lënduar. Një dron shpërthyes iranian goditi një lagje të banuar në Sitra të Bahrenit duke plagosur 32 persona, ndër të cilët edhe fëmijë.
Breshëri raketash iraniane edhe ndaj kryeqytetit të Katarit, Doha. Sulmet ndodhën pavarësisht se presidenti i Iranit tha të shtunën se nuk do të sulmonte më vendet e rajonit, me përjashtim të rasteve kur sulmet do të vinë prej tyre.
Ndërkaq, shkëmbime të ashpra zjarri pati në Bejrut mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut. Në jug të kryeqytetit të Libanit u dëgjuan shpërthime të fuqishme.
Numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 486, ndërsa në Iran mbi 1300.
Gjatë një vizite në Qipro, presidenti francez Emmanuel Macron tha se sulmet ndaj Qipros godasin gjithë BE-në duke i’u referuar disa raketave dhe dronëve iranianë që u shkatërruan në ajër teksa i ishin drejtuar Qipros.
Ndërsa Teherani akuzoi vendet e BE-së për krijimin e kushteve për nisjen e sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit.
Presidenti amerikan Donald Traump i pyeturnë një intervistë nga portali “The Times of Israel” se kur do të marrë fund konflikti me Iranin tha se këtë do ta diskutojë me kryeministrin izraelit.
“Besoj se vendimi është i përbashkët. E kemi biseduar, do ta marrim në kohën e duhur”, tha Trump.
Lufta po i kushton shumë shtrenjtë Shteteve të Bashkuara. Pentagoni përllogarit shpenzime kolosale prej 6 miliardë dollarësh vetëm në javën e parë të sulmeve të përbashkëta me Izraelin kundër Iranit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
