Boksieri britanik Tyson Fury ka zbuluar se është diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullim bipolar, pas periudhës së vështirë që kaloi pas fitores ndaj Wladimir Klitschko në vitin 2015.
Në një dokumentar të ri të Netflix, që publikohet të premten, 38-vjeçari rrëfen betejën me problemet e shëndetit mendor, varësinë nga alkooli dhe droga, si dhe zërat që dëgjonte në kokë dhe që e kërcënonin atë dhe familjen e tij.
Fury tregon se në vitin 2016 u shtrua në spital me dyshimin për një atak në zemër, por mjekët konstatuan se kishte pësuar një krizë ankthi. Pas vizitave te specialistët, diagnoza e skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar u konfirmua.
Një moment vendimtar për rikthimin e tij ishte viti 2017, kur vendosi të ndryshonte jetën, t’i kushtohej familjes dhe të rikthehej në stërvitje.
Përpjekjet u shpërblyen në vitin 2020, kur mposhti Deontay Wilder dhe rifitoi titullin botëror.
/tvklan.al












Botërori 2026 
