2 nëntor 2026 – Një 16-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Spitalin e Traumës, një javë pasi u aksidentua me çiklomotor në Balldre të Lezhës.

I mituri u përfshi në aksident më 26 tetor, rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej nga shkolla, raporton gazetari i Klan News, Martin Marku. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Pas aksidentit, 16-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor.

Megjithatë, fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë…


/tvklan.al