Pas denoncimit të një nate më parë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë një oficer policie të dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Policia tha se në pranga ka përfunduar N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ai akuzohet për “

Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve

“. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ia kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

Një natë më parë, Ergis Zenelak nga Korça iu drejtua emisionit “Stop”, pasi në vitin 2017 e arrestuan duke ndihmuar një person të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në momentin e arrestimit kishte me vete 3 telefona dhe kartën e identitetit. Pas shlyerjes së dënimit,O.P.GJ. Edion Stena, e sorollati për të marrë sendet e veta.

Ergisi tentoi edhe një herë të merrte sendet personale, por OPGJ-ja i dha telefonin Nokia dhe Alcatel e jo Samsungun. Nga ana tjetër Ergisi u detyrua të firmosë, sikur i kishte marrë të tre telefonat. /tvklan.al