Pas dhënies së vendimit të Apelit të GJKKO, që e dënoi me 2 vite burgim të formës së prerë Adriatik Llallën, Klan Neës ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorit.

Llalla do të duhet të arrestohet dhe të dërgohet në qeli, pas gjatë gjykimit të çështjes, ish-Prokurori i Përgjithshëm hetohej në gjendje të lirë.

Gazetari i Klan News shkoi në adresën e banimit të Llallës. Ish-kryeprokurori mendohet se nuk ndodhet në Shqipëri.

“Pranë banesës së ish-kryeprokurorit nuk ka lëvizje as të tij dhe as të kryefamiljarëve të tij, çka lë të nënkuptohet që ai edhe mund të mos ndodhet. Pavarësisht kësaj, banesa e tij e cila njihet zyrtarisht nga autoritetet si vendbanimi i tij, do të jetë objekti i parë që do të kontrollohet me qëllim ndalimin e tij”, tha gazetari i Klan News Besar Bajraktari.

 /tvklan.al