24-vjeçari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim

24-vjeçari Arkil Selimi, i cili u kap para disa ditësh në Milot me dy mina të fshehura në trup, nuk ka pranuar të flasë para drejtësisë. Ai ka dalë para gjykatës së Lezhës këtë të martë gjatë një seance me dyer të mbyllura.

Gjyqtari Aldi Kareco e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lëvizjet e 24-vjeçarit kanë qenë të monitoruara prej kohësh nga policia. Dy minat që i kishte fshehur në trup ai do t’i transportonte nga Fushë Kruja në Lezhë.

Arkil Selimi dyshohet se do t’ua shiste lëndën eksplozive grupeve kriminale. Nga hetimet e policisë rezulton se 24-vjeçari i montonte vetë minat dhe me pas i tregtonte kundrejt fitimit të shumave monetare. Në qarkun e Lezhës policia ka sekuestruar edhe më herët lëndë eksplozive artizanale të përgatitura gati për shpërthim në distancë.

Klan News