Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për 22-vjeçarin me iniciale A.S., i cili u kap në flagrancë me 2 mina me telekomandë. Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndërsa bëhet me dije se i riu nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armërve shpërthyese dhe i municionit”.

Kujtojmë se i riu po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë kur u kap në flagrancë nga shërbimet policore në afërsi të Milotit.

Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjetën të fshehura në trup 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i montonte vetë minat me qëllim shitjen grupeve kriminale./tvklan.al