Pjesë e emisionit “Zona e Lirë” në Tv Klan, ka qenë kandidati për kryetar i PD-së, Agron Shehaj. Ai është pyetur nga Arian Çani se cili është qëndrimi i tij për vendimin e SHBA që e shpalli Sali Berishën “non grata”. Shehaj nuk pranoi të jepte opinionin e tij, duke u shprehur se kishte ardhur për të folur për kandidaturën si kryetar i PD-së.

Arian Çani: Cili është qëndrimi jot për Sali Berishën pasi SHBA e shpalli “non grata”? U gëzove apo u mërzite?

“Nuk ka demokrat që të jetë gëzuar dhe normale që u mërzita. Është një goditje e rëndë për të gjithë. Unë e kam shprehur vlerësimin tim për liderin historik të Partisë Demokratike, çështja është se një pjesë e mirë e atyre që më kërkojnë mua të mbaj një qëndrim… pavarësisht se kam qenë pjesë e Partisë Demokratike, unë jam futur në politikë në 2017”.

Në 2017 kuptohet që zoti Berisha nuk ishte një deputet i thjeshtë, por nuk ishte as kryetar i Partisë Demokratike. Unë nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e qeverisjes së PD-së. Unë kam mendimin tim, nuk kam ndërmend të jap një opinion, nuk mendoj që është e rëndësishme. Unë jam këtu kandidat për kryetar të PD-së, kam një ide dhe vizion se çfarë duhet të bëjë PD-ja për të shkuar në pushtet që të mundë Edi Ramën dhe do doja të përkushtohesha më shumë në këtë çështje“. /tvklan.al