Para disa ditësh emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje nga Kukësi, e cila prej rreth 7 muajsh, priste zbardhjen e vendimit të divorcit nga ish-bashkëshorti.
Vendimi për zgjidhjen e martesës ishte marrë në nëntor 2025 dhe kishte marrë formë të prerë nga gjyqtarja Ajshe Xhafa, por qytetarja nuk po arrinte të merrte dokumentin e zbardhur.
Situata kishte sjellë pasoja edhe për fëmijët e saj binjakë, pasi moszbardhja e vendimit, pengonte rregullimin e të dhënave të tyre familjare.
Koordinatori Arben Sokoli tha se afati për zbardhjen e një vendimi është nga 15 ditë deri në një muaj, ndërsa vonesën e justifikoi me problemet shëndetësore të gjyqtares.
Pas ndërhyrjes së emisionit, qytetarja u thirr sërish në gjykatë dhe denoncuesja konfirmoi, se kishte marrë vendimin e zbardhur dhe se çështja ishte zgjidhur.
Pas këtij transmetimi, të tjera denoncime mbërritën në redaksinë tonë, ndaj të njejtës gjyqtare. Qytetari Uran Elezaj, thotë, se gjyqtarja Xhafa nuk arsyeton vendimin për të vëllanë, për të pasur mundësinë e ankimimit.
Gjithashtu denoncuesi Isa Matmuja tregon, se prej më shumë se dy vjetësh, nuk ka marrë vendimin e zbardhur nga Ajsha Xhafa. Qytetari Rozafat Salihi, tregon, se është prishur fejesa e të birit, por raporti nuk po zgjidhet dot ligjërisht për shkak të gjyqtares në fjalë.
Avokati Arben Llangozi, shpjegon, se zbardhjet e arsyetuara të vendimeve, kanë afat 15 ditë. Sipas tij, ndaj gjyqtarëve, që vononin vendimet e arsyetuara, dikur merreshin masa.
—————————————
Rastet e denoncuara:
Uran Elezaj, denoncues: Gjyqtarja Ajshe Xhafa nuk arsyeton vendimin për vëllanë, që ne të kemi mundësi ta ankimojmë.
Isa Matmuja, denoncues: Duke u bazuar në emisionin e fundit, që keni pas’ në programin televiziv “Stop”, në lidhje me gjyqtaren e quajtur Ajshe Xhafa, të njëjtin problem kam edhe unë, kanë kaluar më shumë se dy vjet. Zonja në fjalë nuk e ka zbardhur vendimin. Do ju lutesha, nëse keni mundësi, që të merreni edhe me këtë pjesën time!
Rozafat Salihi, denoncues: E fejova djalin në Kosovë, u prish fejesa. Vumë kunorë. Nuk ishte kësmet me jetu me atë femën. Kjo gjyqtarja, Ajshja, që një vit ka mbaru, nuk e zbardh. Nuk e di, duhet me më ndihmu “Stop”-i. Zoti ju ruajtë!
—————
Gazetari: Unë nuk lëviz pa takuar gjyqtaren, Ajshe Xhafa. Cila është shkelja këtu?
Punonjësi: Shkelja është, se po rrini këtu në korridor.
Gazetari: Çfarë po bëj? Jo, nuk po pengoj.
Punonjësi: Ti, së pari ke bllokuar këtë këtu.
Gazetari: Jo, nuk kam penguar asgjë, as kam cënuar. Cënim është, kur ti i shkon gjytares në seancë dhe i prish seancën gjyqësore të saj. Mua më keni në hollin e një institucioni shtetëror gjyqësor.
Polici: Thjesht bëj kërkesën dhe prit takimin! Ke orar!
Gazetari: Ka pasur një pretendim, që gazetarët e emisionit “Stop”, po prishin seancat? Të lutem, ma sillni kërkesën këtu!
Polici: Ja, aty tek ajo zyra bëhet kërkesa!
Gazetari: Aty nuk dal. Unë po hyra, nuk dal, se po dola, do iki fare.
/tvklan.al












Botërori 2026 