Pas nëntë vitesh pritje, Irena mori guximin për të ardhur në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” me shpresën se më në fund do të mund të takonte dy nipërit e saj. Por surpriza e përgatitur për ta nuk u realizua. Nipi dhe mbesa e refuzuan ftesën dhe nuk u shfaqën në studio, duke e lënë Irenën përballë një tjetër zhgënjimi të dhimbshëm.
Megjithatë, edhe pas këtij refuzimi, ajo nuk heq dorë. Në një moment të fundit, përballë kamerës dhe me shpresën se mesazhi do t’u mbërrijë, Irena u drejtohet dy fëmijëve të vëllait të ndjerë me fjalë që vijnë nga zemra. Ajo nuk kërkon asgjë për vete, përveç mundësisë që katër fëmijët e familjes të njohin dhe të duan njëri-tjetrin.
“Dashuria nuk ka nevojë për fjalë, ka vepra”, thotë Irena, ndërsa përcjell mesazhin e saj të fundit për nipin dhe mbesën.
Ardit Gjebrea: E vlerësoj shumë gjithçka që t’i ke bërë. Ti ke kohë që flet me redaksinë tonë. Më vjen keq të të them që ne e kemi çuam mesazhin dhe ata nuk kanë ardhur. Unë e di që ju keni një konflikt pronësie. Por, të gjitha me vullnet rregullohen. Unë e besoj shumë këtë gjë. Po të ulesh të flasësh, unë jam i bindur që kjo gjëja rregullohet. Përballë ke kamerën me dritën e kuqe, që unë do të doja që t’i drejtoje këtë mesazh shpirtëror për këtë.
Irena: Unë vetëm dy fjalë kam. Dashuria nuk ka nevojë për fjalë, ka vepra. Ata i kam dy fëmijët e vëllait tim, vajzën dhe gocën. Ata janë dashuria në zemrën time dhe të dy fëmijëve të mi. Jemi gjak mbi të gjitha. Fëmijët e mi e dinë që kanë një motër e një vëllai në Shqipëri, por edhe këta të dy dua që të dinë, që kanë dy vëllezër në Bruksel. Ta bëjnë për dëshirën e babait të tyre, që këta katër fëmijë të ishin bashkë, dy të mijtë dhe dy të tyret. Halla ku fëmijë të mirë, që kanë një zemër të madhe, që iu duan të dyve. Edhe vajzën dhe djalin e dajës së tyre. Unë e di që dy yjet e hallës janë dy fëmijë të përsosur dhe inteligjentë. Janë gjaku i nënës së tyre, ta duan nënë e tyre, sepse është nënë dhe unë e di se ç’është të rrisësh dy fëmijë vetëm. Të rriten edhe pak, hallën e kanë këtu, dhe dy djemtë e mi i kanë aty. Sa të jetë jeta janë aty.
/tvklan.al












Botërori 2026 
