David Silva ka vendosur të rikthehet në fushën e lojës, tre vjet pas tërheqjes nga futbolli i luajtur.
Mesfushori 40-vjeçar ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën Supreme Sha Tin në kampionatin e Hong Kongut. Ish-ylli i Manchester City-t kishte varur këpucët në gozhdë në vitin 2023 pas një dëmtimi të rëndë te Real Sociedadi.
Klubi i tij i ri njoftoi se Silva do të mbajë fanellën me numrin 21 dhe do të zbarkojë së shpejti për stërvitje. Në një mesazh për tifozët, mesfushori spanjoll u shpreh mjaft i entuziazmuar për këtë sfidë të re në Azi.
Ai theksoi se mezi pret të njohë kulturën vendase dhe të përjetojë përvojën e futbollit në Hong Kong. Gjatë karrierës së tij të ndritur, Silva ka lënë gjurmë me fanellat e Valencias, Manchester City-t dhe kombëtares spanjolle.
/tvklan.al












Botërori 2026 
