Kur duket sikur fati ju troket në derë dhe nisin të ndodhin gjëra të mira, krijohet ideja se universi po punon për të mirën tuaj. Ndoshta kjo mund të jetë e vërtetë sepse Jupiteri, planeti i fatit dhe mundësive do të zhvendoset nga Demi në Binjak më 25 maj.

Në varësi të shtëpisë që do të prekë te secila prej shenjave, do të sjellë fat në atë aspekt atrologjik. Nëse Jupiteri shkon në shtëpinë e pestë, aktivizon krijimtarinë dhe spontanitetin, në të tetën sjell para nga të tjerët dhe ndihmon në gjërat që janë jashtë kontrollit tonë e kështu me radhë.

Më poshtë mund të zbuloni se cilat do të jenë tri shenjat më të favorizuara përgjatë këtij viti pas lëvizjes së Jupiterit.

Peshorja

Ky vit do të jetë i mirë për personat që i përkasin shenjës së Peshores apo që e kanë në ashendent pasi Jupiteri hyn në shtëpinë e nëntë ku përfaqësohen qëllimet dhe filozofia. Kjo hapësirë lidhet me vetëdijësimin dhe kuptimin e gjërave që sjellin gëzim dhe mësime. Peshores mund të vënë re se do të kenë më shumë fat me rritjen personale, zhvillimin e karrierës dhe mundësitë për të udhëtuar.

Prezenca e Jupiterit do të hapë rrugë drejt përmbushjes së pritshmërive që keni ndjekur dhe realizimin e ëndrrave në fusha të ndryshme të jetës. Duket sikur universi është në anën e Peshoreve dhe gjërat do të shkojnë siç keni dëshiruar.

Akrepi

Njerëzit me diellin apo ashendentin në Akrep mund të bëhen të pasur në muajt e ardhshëm apo të shtojnë të ardhurat. Jupiteri kalon në shtëpinë e tetë dhe kjo lidhet me shndërrimin dhe paratë. Ky mund të jetë një vit shumë fatsjellës për financat sepse ndikimi i Jupiterit sjell mundësi për të përfituar materialisht nga të tjerët.

Për Akrepët, Jupiteri drejton edhe shtëpinë e dytë të të ardhurave, vlerave dhe begatisë ndaj energjia e tij e frymëzuar nga Binjakët do të ndihmojë me aftësitë dhe zgjerimin e rrjetit social për të ndihmuar me anën materiale. Gjithashtu, Akrepët mund të njohin dikë që do u ofrojë një rrugë të re në karrierë.

Ujori

Ata që janë Ujorë apo kanë ashendentin në këtë shenjë, duhet të përgatiten për një vit fantastik.  Jupiteri hyn në shtëpinë e pestë dhe sjell shumë fat nëse rrezikoni pak. Ujorët do të mësojnë se gjërat që më parë i mendonin të paimagjinueshme, do të realizohen si me magji.

Shtëpia e pestë lidhet me krijimtarinë kështu që nëse keni një projekt artistik do të shihni se do të rezultojë i suksesshëm. Sigurisht që burimi kryesor do të jetë puna që është bërë, por Ujorët do të vënë re se situatat do të jenë në anën e tyre dhe gjërat e mira do të ndodhin më lehtë./tvklan.al