Zgjedhja e duhur e institucionit arsimor për fëmijët është një nga vendimet më të vështira, por edhe më të rëndësishme për çdo prind. Në vend ofrohen shkolla shtetërore dhe po ashtu mjaft shkolla private të hapura vit pas viti.

Klan News është ndalur tek “Udha e shkronjave” shkolla e parë private shqiptare, themeluar në 1997, organizatore e Olimpiadës Kombëtare dhe Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit. “Udha e shkronjave” nga viti 1997 ofron për nxënësit arsimin fillor dhe të mesëm.

Në një intervistë për Tv Klan News, themeluesi i shkollës “Udha e Shkronjave” Z. Artur Shkurti na tregon se ku dallon kjo shkollë për nga vlerat dhe arritjet që gëzon.

Fakt është që nxënësit e dalë nga këto auditore, shkëlqejnë më pas në Universitetet e Top Listës Botërore.

Po ashtu tek Udha e Shkronjave bie në sy numri i lartë i botimeve, përmendim këtu Abetaren e Shquar unike.

Këtu tekstet mësimore bazohen në programet e Kembrixhit. Tek Udha e shkronjave bie në sy fakti që klasat janë me nga 6 nxënës ose më pak.

Nga ky model kanë përfitime nxënësit, prindërit dhe shkolla.