Vetëm pak ditë nga fundi i merkatos së verës, emri i Ardian Ismajlit ka dalë në skenë për një transferim të mundshëm te Udinese. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Tomas Kristensen, i cili është huazuar te Atalanta.
Sipas mediave italiane, trajneri i Torinos, Ignacio Abate, nuk e konsideron si titullar Ismajlin dhe ky fakt mund ta shtyjë të pranojë ofertën e bardhezinjve. Kontrata e 30-vjeçarit me klubin granata është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Klubet kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje.
Zhvillime ka pasur edhe për të ardhmen e Kristjan Asllanit. Mesfushori, i cili është në pronësi të klubit zikaltër, që e ka nxjerrë jashtë projektit, është në fazë rikuperimi për shkak të një dëmtimi që pësoi në fillimin e fazës përgatitore.
Në orët e fundit, Monza është duke lëvizur për transferimin e tij. Dëmtimi i Matteo Pessinës, i cili do të qëndrojë jashtë për 3 muaj, ka bërë që drejtuesit të mendojnë se Asllani është i duhuri për ta zëvendësuar atë. Pas ndeshjes të së shtunës, drejtuesit do të takohen për të vendosur formulën e transferimit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
