Një nga avionët luftarakë F-16 të dërguar nga aleatët e NATO-s në Ukrainë është shkatërruar. Avioni u rrëzua mes një breshëri raketash ruse të hënën në sulmin më të madh në Ukrainë duke vrarë pilotin Oleksiy Mes ka bërë të ditur ushtria.

Kjo shënon humbjen e parë të këtij lloji që kur avionët u dorëzuan në fillim të këtij muaji. Shkaku i rrëzimit nuk ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një sulmi raketor armik, pretendon ushtria ukrainase.

Deklarata e ushtrisë ruse në fillim nuk specifikoi llojin e avionit të përfshirë, por një burim ushtarak tha se piloti po fluturonte me një F-16. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi zyrtarisht të martën se F-16 të prodhuara nga SHBA-të po vendoseshin për të rrëzuar dronët dhe raketat ruse.

Këtë javë, ai u kërkoi aleatëve që të lejojnë Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë për të goditur objektivat më tej në Rusi. Shefi holandez i Mbrojtjes Gjeneral Onno Eichelsheim konfirmoi se Holanda do t’i sigurojë Ukrainës 24 avionë, përveç më shumë armëve. Nuk do të ketë kufizime në përdorimin e tyre, përveç respektimit të ligjit humanitar.

Ardhja e avionëve ishte një moment historik për Ukrainën në luftën kundër agresionit në shkallë të plotë që Rusia filloi 2-1/2 vjet më parë. Analistët ushtarakë kanë thënë se numri i vogël i F-16-ve, megjithëse i rëndësishëm, nuk ka gjasa të jetë një pikë kthese në konflikt. Rreth 65  F-16 janë zotuar të dërgohen në Ukrainë nga vendet e NATO-s që kur Presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi për herë të parë aleatët evropianë të gatshëm për t’i dërguar ato në gusht 2023.

Klan News