Ukraina pritet të marrë një furnizim prej rreth 1,000 raketash për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot. Kjo falë bashkëpunimit me aleatët dhe përmes një kredie nga Bashkimi Evropian.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Yevhenii Khmara tha në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës se shumica e raketave do të dërgohen vetëm në vitet e ardhshme dhe bëri thirrje për ndihmë më urgjente.

Khmara tha se Ukraina po u kërkonte partnerëve të saj perëndimorë të siguronin më shumë raketa të mbrojtjes ajrore nga stoqet e tyre në këmbim të përmirësimeve në performancën e raketave sipas kontratave të nënshkruara me Kievin.

Ndërkohë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se Gjermania do të furnizojë me raketa mbrojtëse ajrore Patriot Ukrainën nga rezervat e saj kombëtare.

Pistorius tha se Gjermania do të rrisë gjithashtu furnizimin me raketa dhe do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me dronë dhe municione me rreze të gjatë veprimi.

Rusia rifilloi sulmet e saj me dronë dhe raketa ndaj Kievit të martën pas një ndalese të shkurtër për vizitën e negociatorëve të paqes nga Shtetet e Bashkuara.

Ukraina ka kërkuar mbështetjen e aleatëve për të siguruar raketat Patriot të Shteteve të Bashkuara, të cilat janë të vetmet që mund ta ndihmojnë Kievin të interceptojë raketat balistike.

Klan News

/tvklan.al