Ukraina pretendon se ka vrarë dhjetëra ushtarë rusë në dy sulme ajrore në territoret e pushtuara lindore, ndërsa po intensifikon përdorimin e dronëve me rreze të mesme veprimi kundër objektivave ushtarake ruse.

Sipas komandantit të Forcave të Sistemeve Pa Pilot të Ukrainës, një sulm në qytetin e pushtuar Snizhne goditi një kamp stërvitjeje për pilotët rusë të dronëve, duke vrarë të paktën 65 kadetë dhe një instruktor.

Presidenti Zelensky tha gjithashtu se një tjetër sulm në rajonin e pushtuar Kherson goditi një seli të shërbimit rus të sigurisë dhe një sistem mbrojtjeje ajrore, duke shkaktuar rreth 100 viktima e të plagosur mes forcave ruse.

Pretendimet ukrainase për shifra kaq të larta viktimash janë të pazakonta dhe ende të paverifikuara.

Ukraina goditi gjithashtu rafinerinë e naftës Syzran në territorin rus dhe Rusia pretendoi se rrëzoi 121 dronë ukrainas. Nga ana tjetër, sulmet ruse në Ukrainë shkaktuan të paktën pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, Ukraina ka arritur kohët e fundit të ngadalësojë humbjet territoriale dhe madje të rikuperojë disa zona. Kjo lidhet kryesisht me përdorimin më efektiv të dronëve, sidomos në sulmet ndaj logjistikës ruse.

Tv Klan

/tvklan.al