Ukraina po godet gjithnjë e më thellë brenda territorit rus, duke shpërfaqur një aftësi të re ushtarake në luftë.

Një sulm masiv me dronë në qytetin Nizhnekamsk, në rajonin e Tatarstanit më shumë se 1 mijë kilometra larg kufirit ukrainas ka lënë të vdekur të paktën 13 persona dhe ka plagosur rreth 40 të tjerë.

Objektiv i këtij goditjeje shkatërruese ishte një nga raffineritë më të mëdha të naftës në Rusi. Zyrtarët rus e quajtën sulmin krim lufte.

Dëmtimi i infrastrukturës energjetike tregon se me ndihmën e teknologjisë dhe inteligjencës së aleatëve perëndimorë, Kievi ka rritur ndjeshëm rrezen dhe saktësinë goditëse si hakmarrje për luftën e nisur më shumë se katër vite më parë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi se goditja e rafinerive është rruga e vetme për të rritur presionin ndaj Moskës.

Nga ana tjetër, bombardimet ruse nuk kanë ndalur.

Luftanijet dhe artileria e Moskës ndërmorën sulme të ashpra në rajonin e Kharkivit, ku mbetën të vrarë 5 banorë lokalë, si dhe në Sumy, ku nga bombardimet ajrore u plagosën 14 persona të tjerë, mes të cilëve edhe fëmijë.

/tvklan.al