Pa u mbushur 24 orë, Bordi i Transaparencës ka vendosur të ndërhyjë sërish në tregun e karburanteve, duke ulur çmimin e tyre.
Çmimi maksimal i naftës është 213 lekë për litër, duke u ulur me 6 lekë nga çmimi i mëparshëm që ishte 219 lekë.
Po ashtu edhe çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është ulur me 6 lekë, dhe nga 196 lekë, do të tregtohet me jo më shumë se 190 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
/tvklan.al












Botërori 2026 
