Bordi i transparencës vendosi sot të ulë lehtë çmimet e tregtimit me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Nafta ka pësuar një rënie me 3 lekë dhe tashmë tregtohet me jo më shumë se 203 lekë litri në pikat e karburanteve.

Edhe benzina është ulur me 1 lek dhe tashmë duhet të shitet me jo më shumë se 180 lekë për litër.

Bordi vëren se në rast të konstatimit të shkeljeve nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Tv Klan

/tvklan.al