Bordi i Transparencës së Karburanteve ka ndërhyrë sërish në treg dhe kësaj here ka vendosur të ulë me 6 lekë çmimin e naftës.
Kështu, një litër naftë në pikat e shitjes me pakicë do të tregtohet me jo më shumë se 212 lekë, nga 218 lekë që ishte vendosur të premten.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar. Çmimi i shitjes me pakicë i këtij produkti do të jetë jo më shumë se 179 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi kanë hyrë në fuqi mesditën e sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi bën të ditur se, në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
